
VMRO-DPMNE ka mbetur e vetmja parti politike parlamentare që do ta mbrojë kryeprokurorin Marko Zvërlevski nga shkarkimi.
Më herët, Lëvizja Besa bëri të ditur se do të votojë ”për” shkarkimin e kryeprokurorit.
Shkarkimi i është duke e ndezur debatin në Kuvend.
Deputetët e pozitës hoqën dorë nga diskutimi për çështjen e Zvërlevskit duke i bërë thirrje edhe opozitës që ta bëjnë të njëjtën gjë për të shkuar drejtpërdrejtë në votim.
Mirëpo, VMRO nuk pajtohet pasi që kërkon që të shqyrtohet ndryshimet ligjore që kjo parti i propozon.

