Dita Botërore e të Pastrehëve, Kryqi i Kuq: Nuk kemi shifra zyrtare, numri rritet

355
fresco

Maqedonia nuk ka një shifër zyrtare të personave të pastrehë…

Maqedonia nuk ka një shifër zyrtare të personave të pastrehë, por numri i atyre që vijnë në Qendrën për strehim në Momin Potok rritet çdo vit e më shumë.

“Para dy javësh numri i personave të pastrehë që e kanë e vizituar këtë qendër varionte në 48 – 55 persona, ndërsa në dy javët e fundit numri i personave të pastrehë ka arritur në 65. Ajo që më brengos është se nuk dihet numri i saktë i kësaj kategorie të qytetarëve”,- deklaroi Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.

Nga Kryqi i Kuq thonë se tashmë dhjetë vite në këtë qendër ofrohen shërbime elementare, duke filluar nga fjetja, ushqimi dhe pastrimi gjatë stinës së dimrit dhe shërbimi mjekësor dhe këshillimet e mbështetjet për riintegrimin e kësaj kategorie në shoqëri.

Në këto 10 vite, 6 persona kanë humbur jetën teksa kalonin dimrin në hapësirë të hapur në mungesë të një strehimi adekuat. Vitin e kaluar vetëm në Qendrën për strehim në Momin Potok, rreth 190 persona kanë kërkuar strehim, ushqim dhe mjekim.

Comments