Dita Botërore e të Pastrehëve, OKB: 100 milionë njerëz pa kulm mbi kokë



Donatorët privat gëzuan sot të pastrehët në pikën në Mumin Potok.
Ata mundësuan një drekë shtesë në shenjë solidariteti me ta në Ditën Botërore të të Pastrehëve.
Tashmë tetë vjet në këtë punkt, të pastrehët çdo të premte dhe të hënë marrin shërbime higjienike, rroba të pastra, u mundësohet t’i lajnë rrobat e vjetra, marrin ushqim, kontrollime nga mjeku, medikamente pa para dhe, sipas nevojës, dhe mbështetje psiko-sociale.
Çdo dimër atyre u ndahen veshje të ngrohta, këpucë, batanije dhe ndonjëherë ndodh që punkti të hapet para kohe për shkak të nevojave të të pastrehëve.
“Duhet të gjithë ne të informohemi dhe të jemi qytetarë humanë dhe të solidarizuar dhe t’i ndihmojmë kësaj kategorie qytetarësh. Në vitin 2015 shfrytëzues të shërbimeve tona ishin 35 deri në 40 persona, ndërsa në vitin 2016 këto shërbime i shfrytëzojnë deri në 50 persona në nevojë”,- deklaroi punonjësja sociale dhe koordinatore e punktit, Dragana Lazarevska.
Dita Botërore e të Pastrehëve festohet çdo vit më 10 tetor dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e problemit që është në rritje. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në botë ka më shumë se 100 milion njerëz të pastrehë, ndërsa një miliard njerëz jetojnë në banesa të papërshtatshme.