Dita botërore kundër trafikimit me njerëz
Të dhënat e IOM-së tregojnë se nga gjithsej 7.000 viktima të asistuara në vitin 2015, 85 për qind ishin viktima të trafikimit ndërkombëtar me njerëz.
Nga viktimat e mbijetuar të trafikimit me njerëz, 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual. Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetur të trafikimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.
Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuar nga ana e OIM-së janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike.