Dita e flamurit, vendoset shqiponja në Reçicë të Madhe

292

Tetova ka festuar Ditën e Flamurit me një akademi solemne në UT, me defilenë nëpër rrugët e Tetovës të Filharmonisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe me shpalosjen e shqiponjës dykrenare në fshatin Reçicë e Madhe.

Shpalosja e shqiponjës u bë nga ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët bashkë me kreun e BDI-së, Ahmetin, në mënyrë simbolike edhe njëherë bashkuan të gjithë shqiptarët nën një flamur.

Shqiponja është vendosur në kujtim të bashkëvendasve të cilët sakrifikuan dhe flijuan për këtë flamur dhe për lirin e shqiptarëve.

“Dita e sotme është një ditë e veçantë për mua, që realizohet ëndrra imë, por edhe ëndrra e gjithë ju që në mjedisin e fshatit tonë realizohet dhe të shohim përgjithmonë flamurin kombëtar pranë shqiponjës”,- theksoi kryetari i BL-Reçicë e Madhe, Gajur Sinani, njofton TVM2.

“Një komb që ka arritur të realizojë ëndrrat shekullore jo vetëm me një shtet, por duke krijuar dy shtete me një ide objektive dhe evropiane, normalisht të bën krenar ashtu siç më bën krenar sot Reçica ime e Madhe, ashtu si më bën krenar përherë Tetova ime dhe bashkëqytetarët e mi”,- theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Shqiponja në Reçicë të Madhe u vendos me iniciativë të të rinjve të këtij fshati, e mundësuar financiarisht nga banorët lokalë dhe mërgimtarët.

Comments