Dita e pestë e fushatës zgjedhore, ja në cilat qytete sot do të zbarkojnë partitë politike?

403
fresco

Image result for zgjedhjet

Në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë konferencë për shtyp, ku do të flasin Ejup Alimi – Bartës i listës në Njësinë Zgjedhore nr.2, Artan Grubi – Bartës i listës në Njësinë zgjedhore nr. 1, si dhe Faton Pollozhani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Partia Demokratike Shqiptare tubim do të mbajë në fshatin Hotël, komuna e Likovës.

midle

Aleanca për shqiptarët do të mbajë tubim në Çair dhe Studeniçan, ndërsa Koalicioni Rilindje me Besë tubim në Studeniçan.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë tubime në Vallandovë dhe Gjevgjeli.

Karvani parazgjedhor i LSDM-së dhe Koalicionit “Për jetë në Maqedoni” sot do t’i vizitojë Vinicën dhe Koçanin.

Bartësit e listave të kandidatëve në njësinë 1 dhe 4 nga koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, Den Donçev dhe Lubço Georgievski, sot do të kenë takime me qytetarët e Shkupit.

Asociacioni qytetar MOST në konferencë shtypi do ta prezentojë raportin e parë të rrjedhës së deritanishme të vëzhgimit të procesit zgjedhor.

Comments