Dita evropiane për luftë kundër trafikimit me njerëz
Komisioni kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migracionit ilegal sot do ta shënojë Ditën evropiane të luftës kundër trafikimit me njerëz -18 Tetorin…
Në Shkup sot në konferencë për media do të promovohet Fushata për luftë kundër eksploatimit të punës në industrinë e modës, e cila do të zbatohet gjatë Fundjavës së modës në Shkup.
Në konferencë do të marrin pjesë Magdalena Nestoroska, koordinatore kombëtare për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migrim ilegal dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Elena Grozdanova, anëtare e Komisionit kombëtar dhe sekretare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Marija Iliq nga Fundjava e modës në Shkup.
Është paraparë edhe tryezë e rrumbullakët “Trafikimi me njerëz, trendet kombëtare, format dhe sfidat e paraqitura” në të cilën krahas Nestrovskës do të mbajë fjalim edhe Sonja Bozhinovska Petrushevska, shefe e zyrës të IOM Shkup.