Ditë që treten,asnjë lajm për Elifin …
Urim SALIHU
As një lajm, as një gjurmë, vetëm shpresa që po treten secilën ditë për Elifin e vogël.Nesër bëhet një javë që kur ndodhën përmbytjet që shkaktuan shumë viktima dhe dëme të jashtëzakonshme, ndërsa akoma rezultojnë njerëz të zhdukur.
Shumë banorë të Hasanbegut të premten pasi kryen ritet fetare dhe pas lajmërimeve për një masovitet sa më të madh për gjetjen e Elifit 16 muajshe, akoma ajo nuk u gjet.U kërkua kaq gjatë, por …Për familjen sa shkojnë ditët, aq më shumë rëndohet situata.Isuf Fejzullahu është kryefamiljari , një njeri që ka një durim të skajshëm,të papërshkrueshëmDuket njeriu më i fortë që mund t’a imagjinoj dikush.Rrij në këmbë pas gjithë kësaj tragjedie dhe duron më shumë se c’mund t’a imagjinosh.Ai jeton secilën ditë me dhimbjen e dyfishtë për shkak se përcolli përgjithmonë djalin Furkanin, viktimë e këtyre përmbytjeve të mallkuara ndërsa e kërkon cdo ditë prej kur zbardh dhe deri kur errësohet vajzën e njomë me buzëqeshjen e trëndafiltë Elifin.
Ata e kërkojnë cdo ditë atë që të bashkohet ose e gjallë te njerëzit e shtëpisë që e presin kaq netë ose të bashkohet me prindin Furkanin atje në varreza të qëndrojnë afër njëri-tjetrit si në momentin kur frymonin dhe duheshin pafund me njëri-tjetrin.
Shumë njerëz të mbërthyer me tragjedinë e tyre , dolën për të kërkuar gjithandej, sidomos në vendin që e quajnë Kamenik ku dyshohet se mund të ndodhet Elifi, por akoma të gjitha përpjekjet kanë rezultuar të kota.Fati po tregohet shumë mizor ndaj një engjulli të vogël që ndoshta jeton akoma ose ndoshta akoma është diku mes rrënojash dhe bën gjumin e përjetshëm.