“Ditët e Jusuf Gërvallës” përkujtim për artistin atdhetarin e shquar

208

Moebel THEMA

“Ditët e Jusuf Gërvallës” përkujtim për artistin atdhetarin e shquar

Atdhetari i shquar, poeti dhe dramaturgu shqiptar, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimi kulturor i quajtur “Ditët e Jusuf Gërvallës” në Pejë.

Ky manifestim i cili do të fillojë nga data 1 deri më 3 tetor, në ditën e parë do të organizojë tribunë tematike “Jusuf Gërvalla dhe krijimtaria e tij muzikore”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.

Gjatë këtij manifestimi është paralajmëruar edhe një shfaqje teatrale me titull “ Rrno vetëm për me tregue”.

Me datën 2 tetor sipas njoftimit do të organizohet ekspozitë nga mësimdhënësit e shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Galerinë e Arteve DKRS, si dhe një program kulturor artistik në teatrin “Istref Begolli.

Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, Gjermani.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës njofton se me rastin e ditëlindjes së Jusuf Gërvallës, në vendlindjen e tij, në Dubovik të Deçanit, ora 13:00, bëhet përurimi i punimeve të përfunduara në kompleksin e vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla.

Njëkohësisht, do të rihapet edhe oda Nënës Ajshe (nënës së vëllezërve Gërvalla), pas ristaurimit të saj.

Comments