Divjakë, humb jetën 12-vjeçari!

379

Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës.

I mituri u aksidentua nga një mjet që përdorej për korrjen e barit.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit që korrte barin, Ervis Hallkanjari, ndëkohë që kanisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç.

Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments