Djali i Fadil Fazliut: Babai ndodhet në zyret e EULEX’it, pritet të dërgohet në Hagë

95
fresco

Sot nga Specialja është arrestuar Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu.

Pas arrestimit të tij, në një prononcim për media ka folur djali i tij, Fahri Fazliu.

“Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa e tij në Kodër të Diellit ku edhe ështa bastisur para një viti, është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX’it me udhër të Dhomave të Specializuara Fadil Fazliu, babai im. Përndryshe Fadili ka qenë pjesë e UCK’së, është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu”, tha ai.

midle

Ai shtoi se Fadil Fazliu ka qenë vetëm duke shkuar në punë dhe se me të s’ka qenë askush.

“Ai ndodhet në zyret e EULEX’it, pritet të dërgohet në Hagë”, derisa shtoi se nuk i është thënë arsyeja.

Ai tha se tashmë e kanë konsultuar avokatin Skënder Musa. /GazetaExpress/

Comments