Djali i ish – kryetarit të Polonisë gjendet i vdekur

Njëri nga katër djemtë e ish – kryetarit të Polonisë Leh Valensa, Pxhemislav Valensa, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gdanjsk, në veri të vendit, transmeton Koha.net.
Trupin e pajetë të 43 vjeçarit e gjeti një anëtar i familjes së tij.
Përjashtohet mundësia që ai të jetë vrarë, njofton AP.
Leh Valensa është i njohur si prijës i lëvizjeve demokratike në Poloni në vitet e 80- ta të shekullit të shkuar.

