Djali i policit të vrarë, në shkollë nën shoqërinë e Tahiri



Babai i tij humbi jetën në krye të detyrës në një aksion policor para pak ditësh, por jeta vazhdon.
Në ditën e parë të shkollës, Suard Kodra nuk ishte vetëm. Ai u shoqërua nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
“Sot babai i tij, do ishte shumë krenar! Siç jemi edhe ne! Forca Suard, nuk do jesh kurrë vetëm. Suksese! Emocione të paimagjinueshme, për t’i dhënë forcë djalit të një heroi, në ditën e parë të shkollës”, shkruan Tahiri në postimin e dedikuar për djalin e efektivit të shpallur dëshmor.
/ Top Channel