Djali i Ukshin Hotit shpërthen me akuza ndaj Vetëvendosjes: Ju s’keni turp! (FOTO)

267

15220044_10155497721393858_3787485281693243383_n

I biri i Ukshin Hotit, Andini ka reaguar pas fshirjes së grafiteve në një nga ndërtesat publike në qendër të kryeqytetit, ku ishte babi i tij, e ku kërkohej zbardhja e fatit të tij, dhe që ishte zëvendësuar me kërkesën prej drejtësi në lidhje me Astrit Deharin.

Ai e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për këtë veprim, duke thënë se ata nuk kanë turp, derisa ka postuar edhe dy fotografi në profilin e tij në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

KULMI I MARRËZISË!
Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”
Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.
Ju s’keni TURP!
S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?”
Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.
Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!
Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!

15181278_10155497721618858_7254301105759872046_n15220044_10155497721393858_3787485281693243383_n

Comments