Djali lyen me benzinë dhe i vë flakën nënës

239
benzin-655x356

Një 32 vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të djegë nënën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hedhur benzinë në trup.

I arrestuari është Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale:”Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Policia sqaron se “32-vjeçari më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8  në Korçë, në  banesë dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta  me  nënën  e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit  lëndë djegëse benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën”.

Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

Comments