DMSH: Janë furnizuar 1.180 pompa të reja, një pjesë veç më janë…

224

Qeveria  ka furnizuar 1.180 pompa të reja, nga të cilat një pjesë veç më janë në teren. Të tjerat sapo të arrijnë do të lihen në funksion. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) deri më tani ka pasur rreth 85 pompa, këtë sot e kumtoi drejtori i këtij institucioni Shaban Saliu.

“Ne kemi pompa të mëdha, të fuqishme, për 3.000 litra në minutë. Disa veç më janë kyçur atje”, tha Saliu.

Ai paralajmëroi se vazhdimisht do të jenë në terren derisa nuk kthehet gjendja në normale, nëpër rrugët dhe në shtëpitë. Saliu apeloi  për vullnetarë, të përfshihen dhe të ndihmojnë në rajonin e prekur.

Comments