Dnevnik: Ahmeti do t\’i ftojë në tryezë Kasamin, Selen dhe Thaçin për një qëndrim të përbashkët kundrejtë partnerit maqedonas për formimin e qeverisë



Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duket se po mat pulsin e strukturës partiake, funksionarëve lokal dhe qendrorë si dhe deputetëve lidhur me koalicionin e mundëshëm me VMRO nëse nuk ka ndonjë ndryshim të mandateve nga rezultatet e 11 dhjetorit, shkruan gazeta maqedonase Dnevnik.
Ahmeti me strukturën partiake po analizon rezultatin e fituar në zgjedhje, arsyen e rënies së votave dhe si do të pozicionet si një nga partitë fituese në bllokun shqiptarë në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Burime partiake theksojnë se para se gjithash para se të ulet e të bisedojë për fillimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, Ahmeti do të ftojë në takim liderët e partive shqiptare që kanë fituar deputet në parlament, Bilall kasamin, Ziadin Selën dhe Menduh Thacin që të ulen e të bisedojnë për një platformë të përbashkët për bisedime me mandatarin e qeverisë së re.
Njëkohësisht kur do të dihet fituesi i bllokut maqedonas, Ahmeti do të thëras kryesinë e partisë që të bëj vizionare vendimin e tyre për të qenë pjesë e qeverisë.
E qartë për momentin është se Ahmeti para mandatarit të ri do të vendos platformën me pesë shtyllat kryesore që i ka pasur në kampanjën elektorale prej të cilave nuk heq dorë ndërsa përndryshe BDI del në opozitë.
Nga partia theksojnë se për herë të parë gjenden në një pozicion delikat kur bëhet fjalë për koalicion me VMRO ndërkohë që këto ditë është duke realizuar takime me kryetarë të komunave, deputet dhe kryetarë të degëve që të dëgjojë nga ata mendimin se cfarë do të ndodhë nëse bashkëpunojnë me VMRO.
Nuk do të bëjmë koalicion me partinë që do taktizojë për interesa personale, BDI do të respektojë vullnetin e shqiptarëvem ka thënë një burim partiak, shkruan mes tjerave Dnevnik.
