Dnevnik: Për pak është shmangur konfilkt ndërmjet dy palëve në MPB


E përditshmja proqeveritare në gjuhën maqedonase “Dnevnik” shkrun se para 2 netësh në ambientet e Drejtorisl për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka patur situatë mjaft të tensionuar.
Nga njëra anë kanë qenë prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të shoqëruar nga policë të njësitit “Alfa”, të cilët kanë patur qëllim inspektim dhe mbledhje informatash nga dhomat ku kryhen përgjime të bisedave telefonike – transmeton Zhurnal.
Në anën tjetër kanë qenë të punësuarit në DSK, të përforcuar nga zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Dresjtorisë për Siguri Publike Mitko Çavkov si dhe drejtori i DSK-së, Atanasovski, të cilët nuk i kanë lejuar prokurorët të kryejnë veprimet e kërkuara me arsyetimin se në atë moment në DSK kanë qenë duke përgjuar kriminelë të dyshuar dhe me çdo ndërhyrje do të dëmtohen proceset e hetimit dhe ndjekjes së personave të dyshuar.