“Dnevnik”: Zaev do largohet nga politika nëse i humb zgjedhjet

72

Pothuajse është bërë praktikë e rregullt e çdo lideri partiak para ciklit zgjedhor të premtojnë se nëse nuk fitojnë do të japin dorëheqje nga funksionet e tyre dhe se do të largohen nga skena politike përderisa do t’i humbin zgjedhjet, por mbas zgjedhjeve me gishta mund të numërohen ato të cilët me të vërtetë e kanë mbajt fjalën e dhënë.

Edhe para zgjedhjeve të ardhshme më 11 dhjetor liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSh-së, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi,  premtojnë se nëse i humbin zgjedhjet do të largohen nga posti i liderit në parti dhe nga politika, por nga ana tjetër japin argumente të panumërta me të cilën e kushtëzojnë dorëheqjen e premtuar, shkruan DNEVNIK, transmeton Zhurnal.

Moebel THEMA

Nga të katërt liderë vetëm Zaev është kategorik se do të largohet nga skena politike për deri sa opozita e udhëhequr nga ai do të hupte zgjedhjet.

Nga ana tjetër, Ali Ahmeti dorëheqjen e tij e kushtëzon me ditën kur Maqedonia do të jetë anëtare e  NATO-s, ndërsa Menduh Thaçi ka thënë se do të jep dorëheqje kur do të humb nga votat e pastërta të shqiptarëve.

Ndërsa, kryetari i VMRO-së  në asnjë miting partiak deri tani nuk ka thënë se do të jep dorëheqje nga pozicioni i liderit, në të kundërtën, ai pret që koalicioni qeverisës i tij të fitojë shumicën e votave.

Comments