“Do i vijë dita shumë shpejt Boban Iliqit, do merret haku për Almirin”, porosia e tetovarit nga Brukseli

515

Mërgimtari nga Tetova, Rasim Aliti që jeton në Bruksel në redaksinë e portalit TetovaSot ka dërguar një porosi për maqedonasin Boban Iliq i cili sot u la i lirë nga gjykata për vrasjen e Alimirit 4 vjeçar.

“Për Boban Iliqin do të vijë dita shumë shpejtë, do të merret haku për Alimirin”, thuhet në mesazhin e Alitit dërguar në redaksinë e portalit TetovaSot.

Ndryshe sot Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”.

Pas kësaj, Gjykatësja solli vendim që i akuzuari Boban Iliq të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. Maqedonasi Boban Iliq doli sot pasdite nga burgu, madje ai edhe kërcënoi edhe gazetarët teksa pyetej për vdekjen e Almirit 4 vjeçar.

Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët dhe shumë qytetarë shqiptarë janë revultuar nga kjo qasje e gjykatës duke vlerësuar se ky vendim është i padrejtë./TetovaSot/

Comments