Do të ketë apo jo karantinë për komunat e Shkupit? Vendimi brenda 2-3 ditëve

454

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka diskutuar për kthimin e masave shtrënguese në Shkup dhe disa qytete të tjera. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në kuadër të masave, disa komuna në Shkup mund edhe të vendosen në karantinë.

Qëndrimi i përbashkët ishte të pritet edhe 2-3 ditët e ardhshme se më pas do të merret vendim. Konstatuam se Ministria e Shëndetësisë duhet t’i zbatojë më shumë masat në fuqi, ndërkaq me kthimin e masave kufizuese nënkuptojmë ndalimin e lëvizjes apo karantinën për disa pjesë ku ka më shumë të infektuar dhe fuqizimin e orës policore përsëri aty ku konstatohet nevoja – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Udhëheqësi i Shtabit Qendror të Krizës, Bujar Osmani ka deklaruar se në shtab nuk është hapur tema e kthimit të karantinës apo masave shtrënguese për faktin se rastet e deritanishme pozitive datojnë nga javët kur ora policore ishte në fuqi. Kjo është konstatuar edhe në Komisionin për Sëmundje Infektive javën që lamë pas.

Adrian Kerimi

Comments