Do të merren sot në pyetje Kançeska-Milevska dhe Janakieski



Ministresha e kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski duhet të paraqiten sot në Gjykatën themelore Shkupi 1, për t’u marrë në pyetje.
Që të dy, si edhe disa persona tjerë, janë në procedurë hetimore nga Prokuroria Speciale Publike, në lëndët ”Toplik” dhe ”Tender”. PSP-ja ka kërkuar masën e kujdesit, për këta persona.
Këta persona dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, në vlerë prej 2 milion euro. Milevska dyshohet se ka kryer fiksimin e tenderit, në të mirë të kompanisë Ad ”Beton” nga Shtipi, për ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkaq, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dështoi ndërtimii lagjes elite në vitin 2007, me ç’rast, buxheti i shtetit u dëmtua për 1 milionë e 44 mijë euro.