”Do t’i pështyj në fytyrë atij që i pranon kërkesat e shqiptarëve” (Foto)

134

”Do t’i pështyj në fytyrë atij që i pranon kërkesat e shqiptarëve” (Foto)

Gazetarja dhe aktivistja e shoqërisë civile Jordanka Ivanovska që njihet si Joci me një postim në Facebook ka thënë se do t’i pështyj në fytyrë atij politikani që bën qeveri që realizon kërkesa nacionaliste dhe radikale.

”Asnjëherë nuk do të pajtohem me një qeveri e cila do të bëj ndryshime të himnit, flamurit, Kushtetutës me shqipën si gjuhë të dytë zyrtare dhe që do prek Preambulën, që do të pranojë federalizimin e vendit tim pa regjistrim të popullatës ku shihet se ka 20% shqiptarë.” e ka filluar shkrimin Jordanka Ivanovska që njihet si Joci.

Më tej ajo ka shkruar ”Kush do të bëjë Qeveri për të realizuar kërkesa nacionaliste dhe radikale, në dëm të Maqedonisë, do t’i pështyj në fytyrë.” ka përfunduar ajo shkrimin ku ka marr shumë kritika dhe mbështetje njëkohësisht.

Comments