Do t’i shpallim Rrahman Morina ata që do n’a kërkojnë të votojmë President

257

Urim SALIHU

Një ditë kanë për të ardhë sërish zgjedhjet presidenciale.Do t’a shpallim Rrahman Morina i politikës shqiptare atë personalitet politik shqiptarë që ka për t’iu drejtuar popullit të votojnë një presedent maqedonas.T’a kishim një të mirë.Ah! Vetëm një të mirë t’a kishim.Ju kujtohet Gligorovi , Cërvenkovski, dhe ja tani edhe ky tjetri që më neverit t’ia kujtoj emrin!
Ata herët ose vonë do shpërfaqen me mendjen e një djalli ndaj shqiptarëve, me demonët në kokë dhe do tregojnë anën e errët të tyre të brendshme, të urrejtjes ndaj shqiptarëve që është kaq patologjike.

Kur të vijë ajo ditë e zgjedhjes së presidentit nuk dua të shoh të grinden votuesit shqiptarë të kujtdo spektri politik , të kujtdo partie që e mbështesin.Duhet si në korr të përmendim me lavdi fjalët ” shporru president nacionalist”.Më pas duhet të refuzojmë kutitë e votimit.Të gjithë si një trup i vetëm.Këtyre ditëve e kuptuam sa fyese është të të poshtërojë dikush duke nxjerrë mllefin ndaj një populli të vuajtur dhe kaq të durueshëm sic janë shqiptarët.Kanë ardhë jetërat e tyre buzë humnerës dhe shikimet secili nga ne i kemi drejtuar drejt atyre thellësive të errëta dhe shkatërruese.Aq më keq kur dëgjon dikush të të trajtojë si një skllav , si një asgjë dhe të ndjehesh si një zezak para njëqind vitesh.Ne nuk mund më t’a tolerojmë një shtet që të rrjep, të poshtërron , ti mohon të drejtat më thelbësore.Në vend të japin shpjegime dhe përgjegjësi për këtë ankth që na krijuan, ata sërish duke dashur të mbulojnë aferat e tyre korruptive tentojnë ta bëjnë gjuhën si një element ndarrjeje, të rrezikshëm.
Kur të vijnë një ditë zgjedhjet presidenciale , duhet t’a zgjojmë atë përbindëshin e urrejtjes edhe ne dhe ti drejtohemi në të njëjtën monedhë palës tjetër.Ne nuk kemi kohë më për t’iu nënshtruar dhe serviluar një populli që nuk e di cfarë është demokracia.Të votosh një maqedon në një rajon delikat ku vlon nacionalizmi është një shenjë nënshtrimi.

Comments