‘Do t’i tregoj Zotit gjithçka!’ Tre fjalitë e fëmijëve sirianë që nuk do t’i harrojmë lehtë

936
fresco

midle

Betejat e ditëve të fundit në Alepo, kanë bërë që e gjithë bota të mbajë frymën dhe të frikësohet për fatin e civilëve të pafajshëm të bllokuar atje. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare njoftojë se ka nisur evakuimi, organizata të ndryshme po kontribuojnë me ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e krizës dhe shumë thone e gjitha kjo tragjedi duhet të na mësojë shumë për të shmangur masakra të tilla në të ardhmen .

Mes lotëve, gjakut, dhimbjes dhe vuajtjeve të popullit në Aleppo, e gjithë bota po solidarizohet e po dërgon mesazhe sensibilizimi nëpërmjet rrjeteve sociale. Por nuk kanë qenë të paktë fëmijët sirianë që na kanë dhënë mësime të dhimshme përmes thënieve të tyre.

Tre prej tyre po i rendisim edhe më poshtë.

Një djalosh trevjeçar, para se të vdiste tha: Do t’i tregoj Zotit gjithçka

Një vajzë i tha një fotografi: Të lutem mos më fotografo, sepse jam e pambuluar

Fëmija i cili tha: Dua të vdes e të shkoj te Zoti, se tek ai do te ha bukë deri sa të ngopem.

Comments