DOBITË PEDAGOGJIKE TË AGJËRIMIT

409

Dobia e tridhjetë: çdo fillim ka mbarim

Agjërimi i Ramazanit është një ibadet që ka fillim dhe mbarim “ditë të numruara”. Brenda këtyre ditëve ekziston mundësia për të bërë gara në vepra të mira, por ka edhe të tillë që nuk lodhen fare.
Ky mësim që përfitohet nga Ramazani mund të shfrytëzohet edhe për jetën e njeriut. Jeta është me ditë të numruara. Ka të tillë që janë serioz dhe shfrytëzojnë çdo moment të jetës së tyre, por ka të tillë që nuk u intereson asgjë pos argëtimit.
Ramazani një ditë filloi dhe sot po përfundon. E shfrytëzoi kush e shfrytëzoi, ndërsa e humbi këtë shansë kush e humbi?!
Edhe jeta, tamam sikur Ramazani. Ditë të numruara dhe një ditë do të përfundon.

Zot, ua prano gjithë agjëruesve agjërimin dhe na mundëso përfundim të mirë!

Comments