Dodik shpërthen pas dronëve turq në Kosovë: Miqësia me Turqinë ka marrë fund!

Lideri i koalicionit qeverisës në Republikën Srpska (RS), Milorad Dodik, tha sot se dërgimi i armëve nga Turqia në Kosovë nuk është një akt që promovon paqen, por një akt armiqësie të hapur.
“Kur Turqia dërgon dronë në Ballkan, gënjeshtrat për miqësinë dhe marrëdhëniet e mira marrin fund dhe dërgojnë një mesazh neo-osmanizmi”, shkroi Dodik në rrjetin social X.
Ai vlerësoi se “dërgimi i dronëve kamikazë në Prishtinë nuk është bashkëpunim, por një kërcënim brutal për Serbinë dhe serbët dhe mbështetje për Albin Kurtin si eksponenti kryesor i politikës antiserbe dhe kërcënim i drejtpërdrejtë i serbëve”.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për forcimin e përhershëm të Forcave të Armatosura Serbe është e vetmja e saktë.