Doktoroi Gruevski…

339
fresco

Fakulteti Ekonomik vendosi të mos lejohet të inçizohet mbrojtja e doktoraturës së Nikolla Gruevskit. Ekipeve të mediave nga ana e sigurimit u tha që ata nuk duhet të regjistrojnë brenda sallës.

midle

Ish kryeministri në Fakultetin Ekonomik në Shkup do të mbrojë disertacionin e doktoraturës. Tema e tezës së doktoraturës është “Efektet ekonomike të llojeve të ndryshme të flukseve të kapitalit ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”. Mbrojtja është planifikuar në orën 12:00.

Profesorët e Komisionit janë: Metodija Nestorovski, Mihail Petkovski, Vlladimir Filipovski, Ljube Trpeski dhe Zhivko Atanasovski kanë dhënë një mendim pozitiv mbi tezën e doktoraturës. Sipas të dhënave nga UKIM, Doktorata përmban 315 faqe tekst, të ndara në 7 kapituj. Mentori i Gruevskit është profesor Mihail Petkovski.

Comments