« DOKUMENT » Kreshnik “soncja” vazhdon të anashkalojë biznesin shqiptarë!?

457
fresco

Shkup, 10 tetor – Ministri më i dobët në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sipas rezultateteve të punës së tij të deritanishme nga marrja e detyrës së ministrit e deri më trani është ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan Zhurnal.

Atë partia e tij e solli në atë postë që të bëjë më shumë për biznesin dhe popullin shqiptarë, mirëpo prej ardhjes së tij në krye të ministrisë së Ekonomisë atë e kanë shoqëruar një sër skandalesh. Fillimisht ai u bë “ikona” negative për opinionin dhe qytetarët shqiptarët të Maqedonisë për shkak të mallverzimeve të shumta me mjetet buxhetore të cilat në vend se te dedikon për ndonjë projekt me interes shoqëror ai, u bë i njohur për harxhimet maramendëse për dreka, darka pije ekzotike e energjetike.

Më pas po i njëjti ministër gjatë promovimit të një biznesi të madh shqiptarë nuk ishte prezent në ceremonin e inakurimit të qindra milionave euro investim që do të sjellin dobi për qytetarin shqiptarë. Madje edhe shumë biznes të vogla, të mesme dhe të mëdha ankohen se Ministria e Ekonomisë nuk kujdeset sa duhet për tju lehtësuar punën birokratike atyre.

Ministri jo vetëm që anashkalon instucionalisht, ai shkelë dhe përbuzë biznesin shqiptarë. Nuk ka nevojë për ndonjë analizë të thuktë që të konstatohet se në të gjitha qytetet shqiptare, ka nga një kompani elitare taksie që drejtohet e menaxhohet nga një afaristë shqiptarë. Por ministri Bekteshi, nuk parapëlqen të ketë një bashkëpunim me këto kompani, por ka zgjedhur një kompani maqedonase me emrin “Sonce” që të bëjë kontratë dy vjeçare për shërbime taksie.

Agjencia e Lajmmeve Zhurnal, posedon dokumentin me të cilin shihet se Ministria e Ekonomisë – Byroja për Metorologji ka nënshkruar kontartë për vitin 2018/2019 me taksi kompanin “Sonce”.

Kështu që parat nga arka e ministrit të partisë që doli nga lufta BDI, shkojnë te arka e një kompanie taksie me prefiks nacionalist. Zoti Bekteshi deri kur do vazhdon shfrenimi ytë!?

Krahës kësaj , Zhurnal mëson se Ministria e Ekonomisë për subvencione në sektorin e turizmit para 6 muajsh ka pasur një KONKURSë për shoqatat bjeshktare, mirëpo nuk ka asnjë informacione se ku kanë shkuar dhe ku kanë përfunduar ato mjete.

Përderisa Qeveria refeormatore tha në fillim të mandatit të saj se do të jetë transparente, atëher z.Bekteshi është e udhëz të jepni llogari për këtë KONKURSë?

Zhurnal nga burime të saj brenda Ministrisë së Ekonomisë mëson se mjetet nga ky KONKURSë poashtu kanë përfunduar në arkat e shoqatave maqedonase.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal posedon edhe dokument të shoqatave shqiptare të cilat kanë konkuruar në këtë KONKURSë dhe të cilët vetë kanë hartuar me mjetet e tyre projeketet, por janë refuzuar pa asnjë arsye, për arsye se sipas logjikës së ministrit Bekteshi, ekskluzivitetin e parave nga arka e Ministrisë së Ekonomisë e kanë maqedonasit.

Comments