
Skënderbeu, e pati edhe nënën edhe bashkëshorten (nga e ëma) prej Muzakajve.
Ai u martua me Vojsavë Tripaldën e Pologut (33), me të cilën pati katër djem dhe pesë vajza. . .
Dhe e ëma e të përmëndurit Zotit Skënderbe, bashkëshorte e të përmëndurit Zotit Gjon, quhej Zonjë Vojsavë Tripalda dhe vinte nga një familje e mirë». Hopf, «Chroniques», faqe 301. Në faqen 308, Muzaka na thotë se Vojsava ishte shqiptare nga familja e Muzakajve; Barleti «Vita», Libri I, faqe 1, shkruan «Bashkëshortja kishte emrin Voisavë, [grua] jo e padenjë për atë burrë; i ati ishte një princ shumë fisnik i Tribalëve. . ».
f.63
Titulli: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1405-1468
Volumi 4, Vepra të plota
Autori: Fan Stylian Noli
Botues: Shtëpia botonjëse “Naim Frashëri”, Tiranë 1967


