Dokumenti sekret i CIA-s : SHBA frikë për destabilizimin e qeverisë shqiptare proamerikane, nga Greqia

122

Dokumenti sekret i CIA-s : SHBA frikë për destabilizimin e qeverisë shqiptare proamerikane, nga Greqia

Një dosje gjigante e shërbimeve sekrete amerikane për Greqinë është deklasifikuar së fundmi dhe së shpejti pritet publikimi I saj. Bëhet fjalë për një periudhë më shumë se 50 vjeçare ku raportohen zhvillimet në vendin tonë fqinj, ku nuk ka se sit ë mos mungojë edhe Shqipëria.

Nga roli i Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane, mundësia e konfliktit greko turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet  e deklasifikuara të CIA-s që pritet së shpejti ti vihen në dispozicion publikut. Gazeta e madhe greke “Kathimerini” thotë se në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri në vitet 90′.

Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë në këtë dosje voluminoze është ai i datës 30 Qershor 1994 dhe merr në analizë tensionin mes Athinës dhe Tiranës për minoritetin kombëtar grek në jug të Shqipërisë. Autori i këtij memorandumi ka shprehur frikën se, “një krizë bilaterale në çështjen e pakicës greke, e cila do të çojë në hakmarrjen greke, mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane (në Tiranë) për të mirën e ish-komunistëve dhe ndikimin më të gjerë rajonal”.

Image

Tensionet në atë kohë kishin të bënin me gjyqin ndaj 5 minoritarëve, anëtarë të Organizatës Omonia, të arrestuar nga ish-SHIK-u për veprimtari antikombëtare.

Ndërkohë gazeta jep edhe të dhëna të tjera se çfarë përmbajnë këto dokumentet të CIA-s për Greqinë, veçanërisht për marrëdhëniet delikate të saj me Greqinë.

Në letrën e tij të 10 maj 1983, Milton Kovner, drejtues i Agjencisë përgjegjëse për Evropën Perëndimore, thotë ndër të tjera, se SHBA është duke shqyrtuar “alternativat” për vendosjen e bazave amerikane jashtë vendit “, veçanërisht në Turqi. Por sipas tij, kjo do të çonte në përkeqësimin e situatës dhe do të shtojë mbështetjen e mëtejshme të qeverisë në mbrojtjen e interesave kombëtare greke. ” Kovner kishte vlerësuar se në qoftë se amerikanët nuk do të lëshojnë pe (në dokument janë lënë jashtë disa paragrafë të cilat ndoshta përshkruajnë natyrën dhe aftësitë e bazave ushtarake të SHBA), atëherë Papandreu do të kishte një sërë opsionesh, ndër të cilat t’i drejtohej Presidentit të Republikës Konstantin Karamanlis dhe të kërkonte referendum kombëtar mbi këtë çështje.

Që nga vitet ’50 amerikanët duket se e dinin shumë mirë brishtësinë e marrëdhënieve turko-greke, ndërsa kishin përpiluar të dhëna të plota të forcës ushtarake të Qipros. Njohuritë shumë të mira që kishin  për statusin e Qipros u dha mundësinë të parashikojnë atë ndodhi në vitin 1974 se Greqia nuk mund të bënte asnjë rezistencë në një pushtim eventual turk të ishullit. Dokumentet flasin edhe për krizën greko-turke të vitit 1987 ku thuhet se Greqia ka avantazh në ajër  dhe në det, diçka që sipas analistit arsyeton kapadaillëkun grek  në krizën e marsit 1987.

Comments