Donacion nga Zvicra për Llojanin, kamionetë për pastrimin e rrugëve -Foto

435

Shoqata ” Llojani në diasporë” ka ndihmuar bashkëvendasit në Llojan duke dhuruar një kamionetë për pastrimin e rrugëve që do jetë në shërbim të banorëve në këtë zonë shkruan Faktiditor.ch. Ky është donacion i shoqatës së lartëpërmenduar që e formuan mërgimtarët në Zvicër në bashkëpunim me ‘’Shoqatën për Nxitjen e Jetës Kulturore, Sociale dhe Infrastrukturore Llojani dhe Diaspora’’nga Llojani

Banorët dhe organet drejtuese të Llojanit kanë shprehur falemenderim të vecantë ndaj shoqatave të lartëpërmendura dhe mërgimtarëve në Zvicër që japin kontributin e tyre në forma të ndryshme dhe për nevojat që ka ky vendbanim në përmirësimin e kushteve, infrastrukturës dhe cështjeve të shumta

Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen mes dy shoqatave,, motra” u shprehën banorët dhe drejtuesit e Bashkësisë Vendore atje .
Njëkohësisht i njoftohen të gjithë llojanasit kudo që janë se në Llojan është themeluar ‘’Shoqata për Nxitjen e Jetës Kulturore, Sociale dhe Infrastrukturës Llojani dhe Diaspora’’, ku anëtarë janë: Valon Duraki, Agim Sulejmani, Arsim Islami, Shqipdon Rexhepi, Qenan Mustafi, Shkelqim Musliu, Kushtrim Ibrahimi,Shahin Ramadani, Suad Daipi, Nagip Mustafi… Mund të anëtarësohen të gjithë Llojanasit të cilët mendojnë se mund të japin kontributin e tyre për fshat./Faktiditor.ch/

Comments