Donald Lu i shkon në zyre ministrit Petrit Vasili

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili ka pritur në një takim kokë më kokë, ambasadorin amerikan Donald Lu.
Ky është takimi i parë i tyre pas betimit të Vasilit si ministër i Drejtësisë, pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama i Ylli Manjanit.
Në fokus të bisedës mendohet se është avancimi i reformës në drejtësi.
Diten e djeshme, Vasili, priti edhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, shkruan “Panorama”, përcjellë Klan Kosova.

