Donald Trump ka sulmuar seksualisht një gazetare maqedonase, ja fotografia dhe emri (Foto-Video)



Gazetarja Natasha Stojnof, e cila është nga Kanada por me prejardhje maqedonase, ka publikuar se në vitin 2005, deri sa ka punuar për revistën “People” është sulmuar seksualisht na kandidati aktual presidencial në SHBA, Donald Trump. Rasti, sipas saj, ka ndodhur deri sa ka intervistuar Trumpin në shtëpinë e tij, me rastin e një vjetorit të martesës me Melanian, shkruan sdk.mk.
Në dëshminë personale, të publikuar në revistën “People”, Stojnof rrëfen se më 5 dhjetor të vitit 2005 e ka vizituar çiftin bashkëshortor Donald dhe Melania Trump në shtëpinë e tyre luksoze në Mar-a-Lago në Flordia, për të bë intervistë me rastin e përvjetorit të martesës, transmeton Gazeta Lajm.
“Deri sa po bënim pauzë, që Melania e cila ishte në fazën përfundimtare të shtatzënisë të bëhet gati për fotosesion, Trump dëshiroi të ma tregojë vilën e tij dhe insistonte se posedon një dhomë “të jashtëzakonshme” të cilën patjetër duhej ta shihja. U futëm në dhomë dhe Trump e mbylli derën. Sapo u ktheva, për një sekondë Trump më mbështeti për muri dhe ma futi gjuhën deri në fyt. Unë jamë vajzë shtatlartë, e rritur duke u rrahur me dy vëllezër të madhej. Një herë madje kam qenë edhe sparing-partnere e Majk Tajsonit. Duhet shumë forcë për të më mbështetur. Mirëpo Trump është shumë më i madh dhe ishte i shpejtë, më kapi të papërgatitur dhe më nxorri nga baraspesha. Jamë falënderuese që shërbëtori shumëvjeçar i Trumpit u fut në dhomë pas një minute, deri sa po përpiqesha të lirohem nga shtrëngimi i tij. Shërbëtori na informoi se Melania do të zbret menjëherë dhe se ka ardhur koha të vazhojmë intervistën“, shkruan Stojnof.
Ajo thotë se ka qenë e shokuar, sepse 20 viteka bë intervista me personalitete të famshme dhe asnjëherë nuk i ka ndodhur një gjë e tillë. Deri sa e kanë pritur Melanian, Trump i është afruar dhe i ka thënë: “Je e vetëdijshme se do të ketë aferë dashurie, apo jo?”. Pastaj ka arritur Melania dhe ai sërish është shndërruar në bashkëshort të dashuruar, thotë Stojnof, transmeton Gazeta Lajm.
Ajo shton se është bë pishman që për këtë rast nuk u ka treguar redaktorëve të revistës, por ka qenë e irrituar dhe e frikësuar. Pasi doli incizimi në të cilin Trump dëgjohet duke i rrëfyer moderatorit Bili Bush se si i sulmon femrat, e që e mllefosi opinionin, ai tha se ka qenë vetëm një “muhabet i thjeshtë mes burrave në gardërobë”. Në incizimin e paraqitur, Trump thotë se u imponohet femrave dhe fillon t’i puthë, “sepse ato do të pajtohen për një gjë të tilë nëse je yll”.
“Katër vite pas incidentin me Trumpin, u largova nga magazina që të shkruaj skenarë dhe libra-disa u bënë edhe bestselerë në ‘Njujork Tajms’. Nuk jam e sigurt se çka bisedohet në gardërobë këtyre ditëve, vetëm e di që nuk isha në gardërobë kur më mbështeti për muri. Isha në shtëpinë e tij, si profesioniste, kurse bashkëshortja e tij e bukur dhe shtatzënë ishte në katin e sipërm. Muhabeti është muhabet. Mirëpo në këtë rast nuk ishte vetëm muhabet, por ishte veprim. Dhe vetëm që të dihet z. Trump, unë nuk u pajtova me një gjë të tillë”, shkruan Stojnof.
Ditëve të kaluara disa femra publikisht dolën me dëshmi se Trump i ka sulmuar seksualisht dhe kjo është bë temë e rëndësishme në garën presidenciale me Hillary Clinton. Mirëpo Trump dje edhe më tepër e irritoi opinionin me komentin e tij për gazetaren Stojnof, duke e përqeshur pamjen e saj:
“Nuk është e saktë se e kam puthur ose e kam sulmuar, mendoj, shikoje si duket”!