Dorëhqja e humbësit!

362

Për liderin aleancist Zeadin Sela, dorëheqja si gjest i pranimit të humbjes dhe dështimit nuk vjen në shprehje, pasi ai nuk ka ndërmend të jap dorëheqje edhe pas disa humbjeve rresht në ciklet zgjedhore, për të cilat ai thotë se janë forumet e partisë ata të cilët vendosin për të më shkarkuar apo jo nga kreu i ASH-së.

Dhe këto forume që thotë ai nuk e kanë ngritur kurrë çështjen e dorëheqjes së liderit të tyre nga mossuksesi dhe humbja në disa cikle zgjedhore rresht që Zeadini i quan fitore të grabitura nga integristët, përmes shantazheve dhe manipulimeve gjatë ditës së votimit apo në nga komisionerët e shumicës që sipas tij kanë devijuar vullnetin e zgjedhësve në favor të integristëve.

Me gjithë rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale në garën e vështirë në 18 komuna ku garojnë shqiptarët në ‘drzhavën’ tonë të dashur ‘Severna’, ASH i rifitoi vetëm dy komuna që i kishte fituar edhe në mandatin e kaluar dhe në bazë të këtij rezultati të dobët ai duhej të jepte dorëheqje.

Kësisoj, humbësit që të ruajnë pozitat e liderit të paprekshëm në parti dhe për t’i qetësuar militantët e tyre i duhet të gjejnë një alibi për humbjen e votave dhe alibia e vjedhjes është karta më e fortë që u duhet në këtë rast.

Moebel THEMA

Sipas Zeadinit në zgjedhjet e fundit lokale në shumë komuna ka ndodhur batërdia dhe se aty nuk ka patur zgjedhje të lira por devijim të vullnetit politik, të vënë në zbatim nga ana e komisionerëve dhe nga militantët integristë, me pretekstin se kanë frikësuar zgjedhësit përmes shantazheve dhe kërcnimeve për t’i votuar kandidatët e tyre dhe jo kandidatët e Aleancës, që në fakt deri tani nuk është provuar nga ana e KSHZ apo nga gjykata se një pretendim i tillë për deformim të procesit zgjedhor në ditën e votimit nuk qëndron.

Nga ana tjetër kemi triumfuesin e këtyre zgjedhjeve në kampin shqiptar Ali Ahmetin me integristët e tij, pa dashur të bëj tifozllëk për të por, po konstatoj vetëm një të vërtetë të hidhur, unë si kritiku më i zëshëm i tij nga jashtë vendit, si ka arritur ai në dy dekada rresht ta mposht dhe ta shpartalloj opozitën shqiptare në të gjitha ciklet zgjedhore, duke i marrë edhe këtë radhë 11 komuna nga gjithësej 18 ku garojnë shqiptarët.

Ky konkluzion është i paanshëm dhe neutral në raport me partitë politike, i cili pasqyron një dëshmi të qartë mbi superioritetin e integristëve përballë opozitës së shpartalluar që nuk di të fitojë por di të numërojë humbjet.
Si duket me këtë opozitë të trumhasur shqiptare Ali Ahmeti me integristët e tij nuk e ka të vështirë t’i mposht edhe për disa cikle zgjedhore këta gërrnjarë të palodhur, që pas çdo përfundim zgjedhjesh ngarrisin duke u qurravitur para KSHZ apo në gjykatë për vjedhje votash.

Herën tjetër mbase ia dalin!

Medai Shaholli

Comments