Dorëzohen emrat / Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha, ministrat e rinj të Qeverisë Mickoski

86

Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë pas votimit në seancë plenare, meqë propozimi për zgjedhjen e tyre hyri në procedurë, shkruan Alsat.

Bekim Sali vjen në pozitën e zv.kryeministrit të parë, pozitë në të cilën deri në zgjedhjet lokale ishte Izet Mexhiti. Ai postin e zv.kryeministrit do ta marrë nga kryeministri, pasi të zgjidhet fillimisht Ministër për Çështje Evropiane.

Paraardhësi i tij në sektorin Çështje Evropiane, Orhan Murtezani do të shkarkohet në seancën e parë të radhës nga Kuvendi.

Muhamet Hoxha po ashtu do të zërë vendin e Mexhitit, si ministër i Ekologjisë.

Propozimet vijnë pas një konsultimi të gjatë brenda partnerëve të koalicionit të VLEN për të mbushur pozitat boshe që i takonin koalicionit. Gjatë kohë pati edhe zëra për kombnimime më të mëdha dhe ndryshime të më shumë ministrave megjithatë duke se këto ndryshime tani për tani nuk do të bëhen.

Një konstituim më të gjerë të qeverisë ka premtuar kryeministri Hristijan Mickoski pas festave të funvitit. Ndryshimet pritet të kapin edhe një pjesë të ministrave nga radhët e partisë së tij por edhe të partnerit tjetër të koalicionit, ZNAM./ Alsat.mk

Comments