Douglas Costa te Juventus, gjehet akordi me Bayern

207
fresco

midle

Transferimi i Douglas Costa nga Bajerni i Mynihut te Juventusi është punë e kryer. 26-vjecari brazilian ishte prej kohësh një objektiv i bardhezinjve që këtë të Martë mbyllën tratativat me drejtuesit e klubit bavarez. Përfundoi pozitivisht një takim në Mynih mes Karl-Heinz Rummenige dhe Giuseppe Marotas në prezencë edhe të agjentit të futbollistit.

Në këtë mënyrë Douglas Costa kthehet në përforcimin e fundit te Juventusit, skuadër me të cilën do të firmosë pas akordit mes dy klubeve për një operacion që në total shkon rreth 46 milionë Euro. Juventusi do të paguajë 6 milionë Euro menjëherë për huazimin, ndërkohë që në përfundim të tij ka detyrimin për ta blerë futbollistin përfundimisht duke paguar edhe 40 milionë Euro të tjera. Mediat italiane njoftojnë se Douglas Costa pritet të mbërrijë në Torino që këtë të Mërkurë për të kryer vizititat mjekësore para hedhjes së firmave dhe zyrtarizimit.

Comments