DPHM: MOTI I LIGË PO LËVIZË KAH SHKUPI
Në malet e Maqedonisë Perëndimore në hapësirën e rajonit të Kërçovës orë e fundit ka patur mot jo stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut intensiteti i të cilit në këto momente është ulur.
Tani në jug të Shkupit ka mot jo stabil, kryesisht rreth malit Kitkë ndërsa bubullimat me reshje të kohëpaskohshme të shiut po shpërndahen në juglindje të Shkupit më saktësisht kah Katllanova, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell “SHENJA”.
Në pjesën e dytë të natës nuk do të ketë mot jo stabil dhe vranësirat do të ulen.
Moti nesër do të jetë me vranësira mesatare. Në rajonet malor do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima.
Temperatura do të sillet prej 10 deri 19 gradë ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 35 gradë Celsius..
Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe me erë te dobët nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të jetë 17 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 32 gradë Celsius.