Drama në Tribunalin e Hagës: I dënuari që piu helm, transportohet me helikopter

357

Nuk jam kriminel lufte dhe nuk e njoh këtë aktgjykim i ka thënë Slobodan Praljak gjykatësit Carmel Agius, i cili i ka kërkuar që të mos bëjë komente.
Praljak ka nxjerrë një shishë të vogël duke thënë se po pi helm. Më pas gjykatësi ka urdhëruar shisha e vogël të mbetet në gjykatë, më pas janë thirrur mjekët dhe helikopteri.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Comments