Gjykatësja Tatjana Mihajllova, në seancën e sotme ka dënuar prokuroren speciale Katica Janeva dhe prokuroren Fatime Fetai, me nga 2000 euro, për shkak siç tha ajo “ofendimit të gjykatës Tatiana Mihajllova”, raporton SHENJA.
Prokuroret dhe gjykatësja, vazhdimisht kundërshtonin njëri tjetrin gjatë seancës, për rastin e “shuplakave në komunën Qendër”
I akuzuar në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski.