Barcelona më rëndë seç pritej kalon në finalen e madhe të Kupës së Mbretit transmeton Faktiditor.ch.Pavarësisht se barazoi në “Kamp Nou” me Atletikon ishte rezultati i një javë më parë, më saktësisht fitorja në ndeshjen e parë në “Vicente Calderon” që i dha vizën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë në eliminime direkte.
Atletiko nuk u dorrëzua edhepse më herët kishte një lojtar më pak dhe pikërisht kur i mungon një i tillë atëherë bëhet më agresive dhe më sulmuese dhe hap lojën.Më pas ndëshkimi erdhi përmes Gameiros që humbi një penalti dhe më pas shënoi por më herët në pjesën e parë ishte Suarez që shënoi për Barcën.Por pikërisht ky i fundit nuk arriti që luajë gjithë ndeshjen për shkak të ndëshkimit me të kuq.Barcelona kështu kalon edhe në një finale dhe shkon të mbrojë këtë titull ndërsa pret njërën nga skuadrat Alaves apo Celta Vigo në finalen e madhe ./Faktiditor.ch/.