
Ylli i Paris Saint-Germain, Julian Draxler thotë nuk ia kanë frikën Barcelonës e cila sipas tij është e pafuqishme për ta rikthyer rezultatin.
Në një deklaratë për mediat, Draxler ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se ekipi i tij nuk duhet të mbrojë rezultatin por duhet të vazhdojë të sulmojë, shkruan SYRI.net.
“Shumë ekipe kanë humbur 5-0 në “Camp Nou”, ne e dimë se gjithçka është e mundur. Por unë jam i bindur se do të kemi sukses dhe do të kualifikohemi për çerekfinale. Unë mendoj se është e rëndësishme që të sulmojmë dhe jo vetëm të mbrohemi. Do të jetë një lojë e veçantë për mua, sepse unë kurrë nuk kam luajtur në Camp Nou”, u shpreh gjermani.