Drejt përmbysjes së madhe ndaj Gent-Video

216

Ndoshta ky gol i Ibrahimit do të jetë e gjitha , goli i shpresave që akoma nuk janë shuar, pavarësisht se Shkëndija humbi në mënyrë të pamerituar transmeton Faktiditor.Humbi sepse këtë e deshtën minutat shtesë të të dy pjesëve.Besart Ibrahimi ka treguar se është një top lojtar që di të shënojë dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë në rrugëtimin e skuadrës së tij për të arritur deri këtu .Golat e tij vendimtarë dhe të shumtë e sollën skuadrën ku luan deri këtu ku askush nuk kishte menduar se do ndodhte por Ibrahimi kishte në fushë një “armatë ” të tërrë që i dhanë lavdinë klubit.Faza e grupeve nuk është më dicka që nuk arrihet sepse skuadra e kaltër e Gent nuk është se luajti më mirë se Kuq e zinjtë që kishin më shumë raste dhe shumë më tepër lojë të mirë .E vetmja pikë e fortë e vendasve ishte loja në ajër dhe sidomos krosimet nga të cilat ndëshkuan sepse kishin edhe fatin.Të luajturit në nivele të tilla, në ndeshje të përmasave të tilla i kushtuan Shkëndijës me humbje në mënyrën më të padëshiruar , por ndeshja e rradhës në Shkup bën të besojnë se skuadra shqiptare nga Tetova ka shumë mundësi të përmbys gjithcka ndaj një kundërshtari që nuk është se tregoi më shumë përvec përvojës më tepër që kishte.Mungesa e mesfushorit Vujçiç gjithësesi është një goditje për Shkëndijën, por në betejën ” jetë ose vdekje” në rastin më të madh që të jepet në futboll cdo lojtarë e di se cfarë duhet të bëjë drejt një qëllimi të madh sidomos kur të jepet mundësia të jesh protagonist në të tilla sfida.Ndeshja e ardhshme ndaj Gent është një ndër sfidat që rrallë herë vijnë në jetë dhe kuq e zinjtë janë në një mision për t’a shkruar historinë që futbolli evropian t’a shkruajë emrin e kësaj skuadre që është më shumë se klub për tifozerinë e jashtëzakonshme ” ballistët” dhe për shqiptarët në Maqedoni./Faktiditor/.

 

Moebel THEMA

https://www.youtube.com/watch?v=8gzaoybpMn4

Comments