SPS-ja ,drejtësia dhe shqiptarët e prerë në besë

217


Urim SALIHU
Të jesh shqiptarë në Maqedoni mbetesh një lloj eksperimenti.Tjetër gjë është të synosh pushtetin përmes fjalëve spektakulare për reforma, ndryshime, gjyqësi të pavarur, por ” Sopoti”,”Lagjja e trimave”, Monstra” dhe shumë raste tjera të montuara mbeten në vendnumëro.Edhe SPS i harroi.Drejtësia do pret një moment tjetër.Ai moment ka të ngjarë të mos vijë kurrë.
SPS dështoi për këto raste të ndijshme dhe bashkë me këtë dështoi edhe ëndrra e ndryshimeve ” të zbukuruara”, formale .
Ne i ngritem ne qiell Katicen, Fatimen.Kete te fundit e krahasuam edhe me figurat me te lavdishme shqiptare duke i dhene epitete te ndryshme.Por SPS- se i skadoi afati. Pyeteni si ndjehen familjaret e rastit ” Sopoti” .”Lagjja e Trimave” dhe “Monstra” e shume te tjera.
Ne jemi nje shoqeri qe nuk na intereson se dikush vdes burgjeve i pafajshem, ne na vjen mire kur vete jemi komode.
Ne reagojme kur na shtyp me suste partia dhe jo kauza per drejtesi, liri dhe dinjitet.
Mua nuk me intereson drejtesia selektive.Per mua ne rradhe te pare eshte fati i njerezve te mij qe kane vuajtur kaq gjate per gjera qe nuk i kane bere dhe jane vene para drejtesise ne menyre ordinere , te pafajshem, jane shuar zerat e tyre dhe jane detyruar te paguajne cmimin e madh te burgut pa bere gje.
Ne do shpresojme ne drejtesine e sopotasve dhe rasteve tjera ne nje te ardhme.Perhere keshtu kemi shpresuar.Kur te jene kalbur me vite neper burgje, dhe kur nje dite ose nuk do dalin gjalle prej aty ose do jene plakur, defakto jeta e tyre eshte shkaterruar.Ate kohe ata nuk do kene me nevoje per lirine e tyre te vrare nga drejtesia selektive.

Comments