Drejtësia e kapur me duart e pushtetit!
Qëkurse u pavarësua država e Severnistanit nga federata jugosllave në vitin 1991, sistemi i drejtësisë u kap dhe u përdor nga duart e supremacisë maqedone, që varësisht se kush qeveriste ata ndërronin vetëm vendet e tyre herë si pozitë e herë si opozitë në pallatin e bardhë.
Tri dekada të drejtësisë së kapur nga supremacia e dy partive politike maqedone, kanë dëshmuar qartë se ky sistem i kalbur i drejtësisë i trajton qytetarët në baza etnike, duke ndëshkuar njërën palë (shqiptarët) me maksimumin e veprës penale apo të kundravahtjes dhe palën tjetër, ( maqedonët ) me ndëshkime të lehta!
Kjo ndarje selektive e drejtësisë, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonët, është shkelje e rëndë e drejtësisë nga ana e togave të zeza, të cilët nuk janë tjetër veçse kukulla në duar të pusht-shetit, ku me ato vendime arbitrare reflekton gjithandej mosbesim dhe anshmëri në ndarjen e drejtësisë.
Rasti i Bit Pazarit, Ladorishtit, Monstra, Sopoti, Alfa, Brodeci etj., janë vepra kriminale nga “ndërmarrja shtetërore” e togave të zeza dhe njolla e zezë e drejtësisë maqedone, ku shqiptarët janë ndëshkuar vetëm pse janë shqiptarë apo se kanë kërkuar të drejtat kombëtare.
Agim Islami është një viktimë në mesin e shumë viktimave shqiptare i dënuar me proces të montuar politik që vuan dënimin nga padrejtësia e sistemit selektiv maqedon si fatkeq shqiptar.
Severnistani dhe Serbia janë dy vendet e fundit në Europë që praktikojnë metodat jodemokratike me procese të montuara mbi vendimet gjyqësore ndaj qytetarëve të tyre, ku me së shumti e pësojnë shqiptarët.
Është koha e fundit që opozita shqiptare ( VREDI si pozitë nuk e ka këtë privilegj pasi druan dëbimin nga qeveria nëse vetëm e kujton ) përmes përfaqësuesve te saj ne KE, ta ngre zërin e pabarazisë ndaj kësaj drejtësie selektive dhe të kërkoj në Strasbourg përjashtimin e Severnistanit nga Këshilli i Europës me motivacion:
-Për shkelje flagrante të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në moszbatimin e kushtetës kur bëhet fjalë për drejtësinë (të cilën edhe vetë e kanë votuar), për mosnjohje dhe përdhosje të gjuhës shqipe si gjuhë e 20%, si rast unik në botë!
-Për drejtësi selektive që Severnistani ndan në vendimet gjyqësore në baza etnike, ku së bashku me Serbinë janë vendet e fundit në Europë që praktikojnë procese te montuara ndaj qytetarëve si mënyrë e nënshtrimit politik, ndaj nuk meritojnë të qëndrojnë në Këshillin e Europës.
A guxon ta bëjë këtë hap të drejt dhe të nevojshëm opozita shqiptare, mbetet një pikëpyetje e madhe e së ardhmes?
Medai Shaholli

