Drejtori i Agjencisë për investime, Vullnet Ademi në vizitë tek panairi AGRA2018 në Sloveni

314

Lubljanë, 26 gusht – Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe propovim të prodhimit z. Vullnet Ademi ka vizituar panairin nacional për bujqësi dhe ushqim AGRA2018 që mbahet për të 56 herë me rradhë në Gornja Radgona në Sloveni.

Agjencia për investime ka marrë pjesë aktive në biznis forumin mes Maqedonisë dhe Slovenisë ku janë prezantuar potencialet dhe mundësite për investime në sektorin e agrobiznesit dhe janë realizuar shumë takime me kompani të interesuara.

Në këtë vit të Agra2018, Maqedonia si vend partner është prezantuar me gjithësejt 27 kompani të cilat kanë promovuar produktet e tyre mes të cilave ushqimore, pemë dhe venë ndërkohë që pjesa ku ishin produktet e Maqedonisë ishte përkrahur nga Agjencia për investime të huaja, ministria e bujqësisë dhe shumë institucione tjera vendore.

Comments