DREJTORI I SPITALIT: SHPESH HERË NA KËRCËNOJNË



Rreth tridhjetë persona mbrëmë kanë thyer derën e hyrjes dhe hapësirat e brendshme në Qendrën Urgjente të Spitalit “8 Shtatori” në Shkup, pas vdekjes së të afërmit të tyre. Policia informon se E.A nga Shkupi i moshës 45-vjeçare është personi të cilin mjekët nuk arritën ta reanimojnë gjatë mbrëmjes së djeshme . Drejtori I spitalit, Sasho Stojçev tha se incidenti ka ndodhur në momenti që familjarëve u kanë treguar për vdekjen e pacientit.
“Disa minuta pas orës 18 pas paralajmërimit të ndihmës së shpejtë se sjellin pacient me gjendje të rëndë shëndetësore, është pranuar pacienti në qendrën emergjente ku është konstatuar vdekje, nuk ka pasur frymmarje, ska pasur reaksion të zemrës. Por ekipi jonë për 40 minuta, me ndihmën e anestezionit, dy internistë, janë mundur të bëjnë diçka por s’kanë arritur dhe pas 40 minutave reanimim është konstatuar vdekja. Gjatë kumtimit të lajmit nga ana e të punësuarve para familjarëve të cilat sipas vlerësimeve të lira kanë qenë mbi 30 persona, ka ardhur deri te një incident”, ka deklaruar Sasho Stojçev, drejtor i spitalit.
Drejtori sqaroi se nuk ka pas sulm mbi mjekët e spitalit, por me dhunë është marrë pacienti.
Nuk ka pasur sulm mbi mjekët, por ajo që është evidente është se me dhunë është marë trupi i të ndjerit dhe me një vetura pa targa është dërguar në drejtim të panjohur. Në këtë qendër emergjence trajtohen mbi 100 pacientë çdo ditë dhe çdo ditë ekspozohemi para presioneve më të mëdha ose më të vogla, kërcënime për qorim hesapesh me armë, por ky është presedant ku kemi hyrje direkte të më shumë njerëzve në qendrën emergjente, në dhomën e rianimimit”, ka shtuar më tej ai.
Incizimet kanë treguar se dëmin më të madh, thyerjen e derës hyrëse e ka bërë një person i punësuar në NIKOB, kompani e angazhuar të ruaj spitalin, ndërsa të ndjerin e ka pasur dajë. E.A është ndjerë keq në shtëpi dhe për këtë arsye anëtarët e shtëpisë e kanë dërguar në një spital privat në Çair, ku ka marrë terapinë e parë. Për shkak seriozitetit ai me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “8 shtatori”. Nga policia informojnë se për rastin është e njoftuar edhe Prokuroria Publik dhe se pas kompletimit të rastit do të ngritët kallëzim penal adekuat kundër të gjithë atyre që kanë marr pjesë në incidentin.