
Massimo Mirabelli ka folur për blerjen më të bujshme në repartin e sulmit.
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Milani ka shprehur hapur preferencën e tij për Andrea Belottin, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.
“Më pëlqen shumë Belotti, por jo gjithmonë gjërat që unë preferoj mund të realizohen. Nemi në negociata dhe vlerësimi i bërë për Belottin është 60 milionë euro, oferta më e lartë në historinë e Milanit. Nëse nuk arrijmë marrëveshjen me Torinon atëherë do të tentojmë të transferojmë sulmuesin e Fiorentinës Nikola Kalinic i cili është një zgjedhje e dytë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Milani është skuadra më aktive në tregun e transferimeve të kësaj vere pasi kuqezinjtë deri tani kanë afruar 10 lojtarë, duke shpenzuar 215.3 milionë euro.

