
Drejtorja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Uranija Pirovska ka drejtuar kritika të ashpra lidhur me amnistinë e miratuar nga Kuvendi.

Ajo përmes një statusi në facebook ka shkruar se pushteti ka marrë rolin e ndarësit të drejtësisë dhe me këtë tejkaloi kufijtë se deri ku mund të shkojnë në praktikimin e fuqisë së tij.
“Do të vuani me burg”, “Kush do të vuajë”. Tipi që vodhi qepaba! Justicija nuk jeton në Maqedoni. Në Maqedoni jetojnë njerëz që janë pajtuar se do të jetojnë në padrejtësi, por në paqe? Por nuk mund të ketë paqe pa drejtësi! Kjo ka qenë dhe do të mbetet “spiritus movens” i im në të gjitha betejat për shoqërinë për të siguruar jetë të dinjitetshme të qytetarëve”, ka shkruar Uranija Pirovska. Sipas saj, beteja e tyre për liri do të vazhdojë.