Dreni dhe Arti ironizojnë me Dimal Bashën pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës
Dimal Basha u zgjodh sot (e martë) me 73 vota Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, menjëherë pas votimit në rrjetet sociale filloi të shpërndahej një fotografi e dëftesës së tij të shkollës së mesme, ku vëreheshin disa nota më të ulëta në disa lëndë.
Kjo nxiti reagime të shumta e ironike, duke bërë kështu që të diskutohet në tërësi kjo pjesë.
Ndër reagimet më të veçanta ishte ai i këngëtarit Art Abazi, i cili ndau në Instagram një bisedë familjare.
Në bisedë, vëllai i tij Dreni me humor shkroi se Arti kishte pasur nota më të larta se Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, duke shoqëruar mesazhin edhe me foton e dëftesës së Bashës.